Ky sezon turistik në plazhin e Velipojës ka shënuar një ulje të numrit të pushesve, kjo për shkak të përhapjes së pandemisë. Një gjë të tillë përveç operatorëve turistik dhe hotelerisë e ndiejnë edhe pushuesit që po kalojnë ditët në bregdetin e Velipojës.

Teksa pushuesit kërkojnë më shumë investime sa i përket infrastrukturës dhe pastrimit në plazhin e Velipojës që nuk është i duhuri, ata thonë se një pjesë të përgjegjsisë e kanë edhe vetë ata në mirëmbajtjen e plazhit.

Disa pushues të tjerë të ardhur nga Kosova janë të kënaqur me kushtet ndryshe nga pjesa tjetër.

Kriza e krijuar nga koronavirusi ka ndikuar jo pak në plazhin e Velipojës duke dhënë një efekt mjaft negativ për biznesin. Sa i përket distancimit fizik nuk zbatohet nga pushuesit.