Përhapja e pandemisë dhe kriza që u krijuar më pas la pasoja në shumë biznese. Një pjesë e atyre që nuk falimentuna, kanë zgjedhur si mënyrë mbijetese rritjen e çmimeve për shërbimet që ofrojnë.

Në plazhin e Velipojës, ku sezoni turistik ka qenë i vakët, rritja e çmimeve ka qenë e ndjeshme qoftë nga strukturat akomoduese, qoftë edhe nga dyqanet, baret dhe restorantet. Disa nga pushuesit bëjnë të ditur se kjo situatë i ka krijuar pakënaqësi pasi vështirësite ekonomike rriten vit pas vitit për të gjithë.

Nga ana tjetër, ata thonë se situata e krijuar nga COVID-19 nuk i ka ndaluar të bëjnë pushime në plazhin e Velipojës.

Edhe pse jemi në javën e parë të shtatorit, duket se sezoni veror nuk është drejt fundit. Plazhi është i mbushur me pushues vendas por edhe kosovarë të cilët po shijojnë ditët e fundit të verës, larg respektimit të masave mbrojtëse nga COVID-19