Ndryshe nga vitet e kaluara, në plazhin e Velipojës krahas aksionit për lirimin e hapësirave publike kryesisht në brezin rënor, ka vazhduar puna edhe për ndarjen e zonave të gjelbra dhe zonave të menaxhuara për stacionet e plazhit. Drejtori I Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha tregon se në bazë të udhëzimeve të caktuara nga Ministria e Turizmit është bërë ndarja e zonave publike për plazh.

Këtë vit, për herë të parë procedurat do të kryhen përmes portalit E-Albania, gjë që ka krijuar disa probleme bën të ditur drejtori.

Paqartësitë e krijuara përmes aplikimit në portal dhe plotësimin e dokumentacionit kanë bërë që të krijohen vonesa në përcaktimin e stacioneve të plazhit.

Pavarësisht se ndarja e parcelave është bërë me një gjerësi deri në 10 metër, udhëzimi I Ministrisë së Turizmit të interesuarit mund të aplikojnë për menaxhimin e më shumë se 2 parcelave në plazhin e Velipojës gjatë këtij sezoni veror.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 16.06.2020
Artikulli tjetërSHKODËR,RRUGA E GJËRË DREJT DEGRADIMIT