Dhjetra forca policie kanë rrethuar fshatin Luarz në njësinë administrative të Velipojës. Rreth orës 12:05 njofton policia vendore e Shkodrës persona ende të paidentifikuar duke lëvizur me një mjet në rrugën kryesore të Luarzit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të Velipojës dhe më pas edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Efektivët kanë rrethuar një pjesë të mirë të fshatit duke nisur kështu kontrollet për gjetjen dhe kapjen e autorëve që kanë shtënë me armë.

Kjo ngjarje e ndodhur është ende e paqartë. Fillimisht është raportuar për një përplasje me armë por më pas policia ka verifikuar se ka qenë një mjet në ecje që ka qëlluar sipas dyshimeve të para në ajër. Megjithatë policia ka edhe një pistë tjetër duke dyshuar se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me prishje pazari për drogë.

Kjo mbetet thjeshtë pistë dyshime dhe ende nuk është e konfirmuar nga ana e policisë. Në afërsi me vendin e ngjarjes në Luarzë të Velipojës është lumi Buna dhe duke patur lumin në afërsi policia dyshon se aty mund të ketë ndonjë bazë droge.

Efektivët e policisë të Velipojës bashkë me forcat e Shkodrës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë vijojnë kontrollet në të gjithë zonën për kapjen e autorëve. Ajo që dyshohet është se autorët që kanë shtënë me armë janë ende në zonë dhe mund të jenë fshehur në ndonjë pjesë malore.

Policia dyshon se ka patur edhe dëshmitarë të cilët kanë parë momentin kur personat e paidentifikuar kanë shtënë me armë. Policia ka gjetur edhe gëzhojat në asafalt që nga hetimet paraprake i përkasin armës së zjarrit automatik kallashnikov.

Artikulli paraprak“AKADEMIA E LIDERSHIPIT RINOR”
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 28.04.2019