Sezoni turistik në Velipojë nuk do të shkojë aspak i qetë. Ka një zjarr I vendosur në vend depozitimin e mbetjeve urbane në plazhin e velipojës. Sicc thekson vetë policia, ai ka qenë një zjarr vënie e qëllimshme nga përsona akoma të pa identifikuar. Në fakt ky zjarr ka rrezikuar shpërthimin e impjantit të ujrave të zeza. Zjarri ka ndodhur rreth orës 24 të së premtes duke vënë kështu në alarm strukturat vendose të Shkodrës.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Shkodrës por e ka patur të pamundur që të realizojë shuarjen e flakëve. Nisur nga kjo është parë e nevojshmë dhe ndihma e zjarrfikësve nga Malësia e Madhe, Puka, Miloti e Lezha. Shërbimi zjarrfikës në Shkodër ngre sërsish shqetësimin e mungesës së hidrantëve që po ia vështirësojnë punën këtyre strukturave. Kjo pasi për të shuar zjarrin ë rënë është dashur të mbushin ujë në një distancë shumë të largët duke u përballur kështu dhe me mungesën e karburantit. Gjithsesi, zjarri është shuar pas disa orësh por duke patur një vështirësi të madhe, sidomos në menaxhimin e këtyre situatave të papritura.

PUBLICITET