Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se viti 2018 ishte një nga vitet që ka pasur më pak prodhim të bimëve narkotike.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Për një Shqipëri pa Kanabis”, Veliu u shpreh se gjatë vitit që lamë pas trafiku drejt Italisë u ul me 81%.

Ardi Veliu: Rezultatet e arritura përgjatë vitit 2018 janë ndër më të mirat që nga fillimet e viteve 90.

• Evidentuam 263 vepra penale për kultivim të bimëve narkotike.
• Janë implikuar 220 shtetas.
• Janë arrestuar e ndaluar 106 shtetas.
• Janë konstatuar janë asgjësuar 35.985 bimë narkotike.

E krahasuar me një vit më parë rezulton se janë:
• 30 raste kultivimi më pak,
• 30.942 bimë narkotike më pak,
• 9.689 fidanë/kubikë më pak.

Me vendosmëri reaguam ndaj çdo konstatimi të moszbatimit të detyrave funksionale, implikimi apo shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, ku si rezultat gjatë vitit 2018 u përjashtuan nga policia 14 punonjës policie si dhe u arrestuan apo ndaluan 9 të tjerë.

Gjatë periudhës referuese në bazë të statistikave të kolegëve italianë, kemi një rënje të trafikimit drejt tyre me 81%.