Vellai i ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj ka depozituar kallëzim penal për tre zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi duke i akuzuar se kanë sajuar prova.

Agron Xhafaj pretendon se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në përgjimin e publikuar sot nuk është i tij.

Kallëzimi penal ndaj tre zyrtarëve Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji u be pasi kete te hene, ishin ata që publikuan një material, që sipas tyre është përgjim ambiental,

që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Mesohet se ne kallezimin penal depozituar ne oret e vona te mbremjes se te henes, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.