Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim për vende të lira pune në 15 drejtori. Në një njoftim në facebook, Rama i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që të aplikojnë deri në 15 nënëtor.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 Nëntor dhe për t’u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje. Forca dhe suksese”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakNGA MJEKËT TE MËSUESIT, ZBARDHET RRITJA E RE E PAGAVE
Artikulli tjetërVRASJA E HERMES BEQIRIT, GJYKATA VENDOS SOT PËR AUTORËT