Kryeministri i vendit Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë, në një konferencë për shtyp bëri me dije pesë vendime të qeverisë, të cilat pritet t’ju vijnë në mbrojtje qytetarëve. Vendimi i parë eshte nisja e zbatimit tw projektit që çon në shkolla 150 oficerë sigurie.

Arsyeja e kësaj konference është nevoja për të komunikuar me publikun disa masa që gjykoj se kanë një vlerë të posaçme dhe besoj do të jenë më shumë se të mirëpritura në çdo familje.

Sot ne kemi vendosur të nisim zbatimin e programit të ri për oficerët e policisë në shkollat e vendit. Projekti në 150 shkolla, gjimnaze kryesisht, aty do fillojnë punën 150 oficerë sigurie të trajnuar enkas për këtë program.

Projekti pilot në dobi të parandalimit të fenomeneve të dhunës apo bulizmit, në funksion të mbrojtës së tyre nga duhani apo moslënies së orëve të mësimit.

Ne të gjithë si shoqëri jemi të interesuar dhe sigurohet një hallkë e munguar pasi oficeri i policisë nuk është një polic por një kujdestar, një ndërmjetës mes fëmijëve mësuesve dhe prindërve.

Vendimi i dytë i qeverisë kishte të bënte me të dënuarit e përfshirë në krim të organizuar apo organizata terroriste,te cilet tha se do t’i nenshtrohen nje monitorimi te rrepte, qe shkon deri ne izolim.

“Do të ketë ndryshime ligjore për të dyshuarit apo të dënuarit e përfshirë në krim të organizuar apo organizata terroriste.

Ata do t’i nënshtrohen një regjimi të ri shumë të rreptë, izolimi apo monitorimi duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të jashtëm gjatë kohës së dënimit.

Modeli i referohet atij që italianët e quajnë quarantuno bis. Këta persona do kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore, do jenë shumë të monitoruar”

Po ashtu kryeminsitri tha se do të rritet monitorimi në burgje, duke nisur nga burgu 313. Sipas tij në burgje do të ketë momitorim non stop me kamera.

Artikulli paraprakPOLICIA AKSION NË SHKODËR PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE
Artikulli tjetër“FORBES”: TIRANA, VENDI MË I SIGURT NË EVROPË