Vendimi i presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet vendore gjeti menjëherë vend në median ndërkombëtare.

BBC-a citon presidentin Meta teksa thotë se gjendja politike e krijuar në vend nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të drejta më 30 qershor dhe gjithashtu nënvizon se vendi i presidentit erdhi pas muaj protestash kundër kryeministrit Edi Rama.

BBC thekson gjithashtu këmbënguljen e kryeministrit Rama për t’i mbajtur zgjedhjet sipas planifikimit.

Agjencia “Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të ulur tensionet politike në vend. Presidenti Ilir Meta veproi sepse “rrethanat e tanishme nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.

Vendimi i Presidentit Meta ka pasur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washington Post”, “New York Post”, France 24 apo ABC News.

Artikulli paraprakNËNKRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË CDU/CSU: PARTITË TË PRANOJNË VENDIMIN E PRESIDENTIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË VORË, VDES NJË PERSON