Regjisori nga Irani Asghar Farha me filmin “The salesman” ka fituar çmimin si “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”, por për fat të keq ai nuk ishte i pranishëm në ceremoni për të tërhequr kupën. Shkak është bërë vendimin i presidentit Donald Trump, i cili pengon hyrjen në SHBA të shtatë vendeve myslimane.

Ai kishte zgjedhur të dërgonte një letër në të cilën shkruhej se i vjen shumë keq që nuk u gjend në sallë për të marrë një ndër trofetë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe kjo për shkak të disa çështjeve politike. Megjithatë ai letrën e mbylli me falenderime si dhe shpresën për një botë më të mirë, ku çdo njëri të jetë i lirë.

Artikulli paraprak“MOONLIGHT” – FILMI MË I MIRË I VITIT PAS NJË GAFE TË MADHE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, E DYTA NË BOTË ME NUMRIN MË TË LARTË TË BAR-KAFEVE