Vendimi i qeverisë shqiptare për ndalimin e qeseve plastike ka tre ditë që ka hyrë në fuqi. Megjithatë, qytetarët shkodranë vijojnë t’i përdorin, duke rrezikuar në këtë mënyrë ndëshkimin që parashikon ligji.

Me një vëzhgim i thjeshtë nëpër rrugët e qytetit të Shkodrës arrin të kuptosh që situata nuk ka ndryshuar aspak. Qytetarët akoma nuk janë informuar për vendimin, ndërsa shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar.

Në shërbim të mjedisit dhe në dijeni të efekteve negative që përcjellin.

Edhe tregtarët akoma nuk kanë filluar aplikimin me qese rë reja, ndërsa nuk janë të qartë se si do të procedohet dhe me çfarë do të zëvendësohen. Megjithatë, shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar.

Sipas vendimit të hyrë tashmë në fuqi parashikohet të hidhen në treg vetëm qeset e riciklueshme me specifika të përcaktuara.

Mjedisi, në 28 vite të demokracisë është shkatërruar nga prania e madhe e qeseve plastike. Shumë zona në Shqipëri kanë hyrë në hartën e zezë për shkak të kohës së gjatë që kërkon plastika për t’u dekompozuar.