Prokuroria e Krimeve të Rënda ka administruar si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Vendimi u depozitua pak ditë më parë nga ish-ministri dhe avokati i tij në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Tahirit.

Sipas hetimeve italiane, Tahiri nuk ishte i përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj. Vendimi i Italisë bëhet pjesë e dosjes hetimore të prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Burime nga akuza pohojnë se brenda muajit nëntor merret vendimi nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi apo do të ngrihet një akuzë ndaj ish-ministrit.

Pavarësisht pushimit të hetimeve nga Italia, Tahiri në Shqipëri është në hetim si i dyshuar për trafik droge, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.