SERBIA GJOBITET ME 100 MIJË EURO, 2 NDESHJE PA TIFOZË DHE -3 PIKË. Komisioni i disiplinës pranë UEFA-s ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren 3-0. Në vendimin e shpallur mëngjesin e së premtes, UEFA nga ana tjetër i ka hequr 3 pikë Serbisë dhe e ka dënuar këtë kombëtare me dy ndeshje pa tifozë.

Më tej në vendimin e saj organizmi ndërkombëtar i futbollit ka vendosur gjobitjen e të dyja federatave të futbollit me nga 100 mijë euro gjobë. Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar pas këtij vendimi se do t’i drejtohet Komisionit të Apelit për vendimin e UEFA-s.   Komisioni i Disiplinës së UEFA-s kishte në dorë dosjet e palës shqiptare dhe asaj serbe që prej datës 21 tetor, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe anëtarët grumbulluan informacionet e tyre dhe gjithashtu relacionet e zyrtarëve të ndeshjes.  Pala serbe akuzohej në këtë çështje për disa pika, duke filluar nga dështimi i masave organizative, te hyrja e tifozëve në fushë, goditja e lojtarëve të skuadrës së Shqipërisë dhe koret raciste. Ndërsa pala shqiptare akuzohej për refuzim të futjes në lojë pas ndërprerjes së ndeshjes dhe hyrjen e dronit me banderolën me simbolet shqiptare. Pala jonë, e përfaqësuar nga një studio zvicerane, u paraqit në Komisionin Disiplinor të UEFA-s me kërkesën e 3 pikëve në tavolinë dhe duke akuzuar palën serbe për racizëm.  

 

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit njofton se do të apelojë vendimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës në UEFA, i cili penalizoi Shqipërinë duke i dhënë fitoren në tavolinë kombëtares së Serbisë. Përfaqësuesi ligjor i Federatës Shqiptare të Futbollit u shpreh se vendimi i dhënë është i cuditshëm, por megjithatë pala shqiptare do të nisë procedurat për apelimin e tij.  “Ne kemi të drejtë të kërkojmë brenda 5 ditëve argumentet se përse është dhënë ky vendim dhe 3 ditë afat për të bërë ankimimin e tij. Lufta juridike do të vazhdojë dhe ne shpresojmë që drejtësia do të vendoset në vend”, u shpreh Hajdari. Sipas tij, penalizimi kryesor për Shqipërinë është fakti që ekipi kombëtar ka refuzuar vazhdimin e ndeshjes në situatën e krijuar.  Pamjet e dhunës në stadiumin “Partizani” të Beogradit bënë xhiron e botës. Dhunimi verbal filloi që prej futjes në fushë të kombëtares shqiptare, ku fuqishëm dëgjoheshin thirrjet rraciste “Vritini shqiptarët”, vijoi me hedhjen e fishekzarrjeve dhe u finalizua me zbritjen në fushë të dronit që valëviste flamurin me hartën e Shqipërisë së Madhe me mbishkrimin “Autoktonus”, ku dhjetëra tifozë sulmuan fizikisht djemtë e kombëtares. Keta te fundit deklaruan se pësuan dhunë fizike edhe nga forcat e sigurisë brenda ambienteve të stadiumit.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/PPVkSe33T0U” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE