Këto janë pamjet ekskluzive që sjell Star Plus në momentin e vendosjes së bovave ose sic mund të quhen ndryshe shenjat treguese për ndarjen e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Operacioni për rivendosjen e bovave nisi sot në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe zgjati për afro 5 orë.Mund të cilësohet dhe si një moment historic sepse kjo rivendosje kufiri bëhet pas një cerek shekulli pasi prej 25 vitesh mes dy vendve nuk kishte shenja treguese të kufirit ujorë .

Përgjatë 38 km gjatësi të kufirit ujor mes dy shteteve sot u rivendosen 2 bovat e para ndërsa në ditët në vijim pritet edhe vendosja e pjesë tjetër ku gjithsej janë planifikuar të rivendosen 21 të tilla.

Për ngritjen e tyre shërbeu helikopteri i ministrisë së mbrojtjes e në të njëjtën kohë polumbarët ndihmuan në procesin e lidhjes në pjesën nënojore.

Operacioni u ndoq nga zv Drejtori i përgjithshëm i kufirit Rakip Karaj , prefekti i qarkut Shkodër, Përfaqësues të ministrisë së mbrojtjes dhe homologët malazez

Bovat kishin filluar të hiqeshin nga liqeni që nga viti 1993 por pas e trazirave të vitit 97 shenjat treguese u zhduken ku një pjesë janë vjedhur dhe një pjesë janë demtuar .

Prej 25 vitesh dy shtete nuk kishin një gjurmë kufiri ujorë dhe kjo shpesh ka krijuar dhe situata konfiklti mes peshkatarve dhe policisë kufitare .Tashmë Shqipëria dhe Mal ii Zi mund ti tregojnë kufirin njeri tjetrit .