Venecia është sigurisht një nga qytetet më të bukura në botë. Megjithatë, ky qytet Italian, i vendosur në 118 ishuj, të cilët janë të ndarë nga 170 kanale, dhe ku janë rreth 400 ura, është nën kërcënimin e zhdukjes – dhe kjo mund të ndodhë deri në vitin 2030. Edhe pse, ndoshta të gjithëve, mendimi i parë që mund të na vije ndër mend është se ai po “zhytet” në ujë, kjo nuk është arsyeja.

Arsyeja e vërtetë është shkaku i kushteve të këqija të jetesës dhe se është një qytet shumë i shtrenjtë, transmeton Telegrafi. Para tri dekadave, në këtë qytet kanë jetuar rreth 120 mijë njerëz. Tanimë, në Venecia jetojnë vetëm 55 mijë banorë. Parashikohet që deri në vitin 2030, ky qytet të mbetet pa banorë. Dhe arsyeja e gjithë kësaj është se qyteti është bërë shumë i shtrenjtë. Edhe pse Venecia, gjatë vitit vizitohet nga rreth 20 milionë turistë, vetëm gjysma e tyre e kalojnë natën në një hotel, shkruajnë mediat e huaja. Si pasojë, edhe pse në 25 vitet e fundit, numri i vizitorëve është pesëfishuar, hotelet në Venecia veprojnë me humbje të mëdha, transmeton Telegrafi. Gjithashtu, edhe restorantet ballafaqohen me të njëjtin problem, pasi që duke pasur parasysh çmimet e shtrenjta, turistët zakonisht, para se të vijnë në Veneci, “furnizohen” me ushqim. Diego Randolph (49), një nga “vozitësit e anijeve” i cili për rreth 15 vite drejton turistët në Venecia, thotë se fiton rreth 131,000 euro në vit, por kjo nuk është e mjaftueshme që të përballojë një apartament në Venecia. Ai me gruan e tij, që një amerikane, jeton në njërin nga ishujt e afërt për shkak se kostot e strehimit me qira janë më të lira.

Artikulli paraprakElhaida sonte ne Eurovizion , pretendon finalen
Artikulli tjetërSULMOHET ZYRA E PARTISË DEMOKRATIKE NË SHKODËR