Komisioni i Venecias ka kthyer përgjigje në lidhje me çështjen e Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta.

Komisioni i Venecias ka dalë në konkluzionin se Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën.
Në raportin e Komisionit të Venecias, thuhet se zgjedhjet lokale mund të anulohen vetëm në situatë emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me parashikimet kushtetuese, dispozitat e ligjit ose në bazë të zgjidhjeve ligjore ad-hoc, (rregullat e vendosura me ligj, të përkohshme).

Presidenti nuk e ka këtë pushtet. Anulimi i zgjedhjeve sipas legjislacionit vendas bëhet kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme, procedurë që normohet nga Kushtetuta.
Në rastin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit, kjo procedurë nuk është respektuar.
Anulimi i zgjedhjeve nga Presidenti nuk i ka paraprirë as ndonjë marrëveshjeje politike për të krijuar zgjidhje ligjore ad-hoc.

Në Raportin e Komisionit të Venecias, analizohen situatat e mëparshme për shtyrjen e zgjedhjeve (1991, 2007, 2017); në shtyrjet e mëparshme janë zbatuar zgjidhje të parashikuara me ligj ose konsensusi i gjerë politik dhe janë respektuar detyrimet ligjore për organizimin e zgjedhjeve brenda periudhave zgjedhore, pa tejkaluar afatet e mandateve të të zgjedhurve.

Kompetencat e Presidentit sipas Kushtetutës sa i takon caktimit të datës së zgjedhjeve (neni 92/gjdhe 94) nuk i japin Presidentit të drejtën e shfuqizimit të aktit të vet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Ja cfarë thuhet në raport:
« …Vihet re se kompetenca e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve, duhet të përmbushë disa kritere strikte kushtetuese si dhe kompetenca për të përcaktuar ditën e zgjedhjeve vetëm një diskrecion shumë të limituar, i cili konsiston vetëm në përcaktimin e datës brenda periudhës elektorale, duke mos tejkaluar mandatin e te zgjedhurve. » « … Kompetencat e Presidentit e parashikuara në pikën c, dhe dh e të nenit 92 të Kushtetutës qartësisht parashikojnë të drejtën për të vendosur « akt negativ » që dmth heqjen e shtetësisë, lirimin e ambasadorëve fuqiplotë…

Ky nuk është rasti i kompetencave të parashikuara në gërmen gj) për caktimin e datës së zgjedhjeve. Duke pasur parasysh kufizimet e parashikuara nga neni 94 i Kushtetutës, është vështirë të argumentohet se ekziston një kompetencë e Presidentit për të marrë një vendim negativ, në kuptim të caktimit të datës së zgjedhjeve »).

Në raportin e Komisionit të Venecias i jepet përgjigje pyetjes nëse duhet shkarkuar Presidenti nga Kuvendi. Sipas raportit, Presidenti ka tejkaluar kompetencën e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale tej mandatit elektoral pa u bazuar në bazë ligjore të posaçme.

Në opinion jepen një seri elementesh për të përcaktuar rëndësinë e një shkelje kushtetuese. Nisur nga këta elementë, shkeljet mund të mos jenë mjaftueshem të natyrës së rëndë, por edhe nëse janë të tilla, nisur nga kompetencat që ka seanca plenare e Kuvendit për të respektuar qëllimet kushtetuese, si kontrollin dhe balancën, është ai organi që i merr në konsideratë të gjithë sa më sipër për të vendosur shkarkimin e Presidentit.

Në raport thuhet se procedura e shkarkimit të Presidentit është proces ligjor dhe politik.
Mbetet në vendimamrrjen e seancës plenare të Kuvendit të vendosë për natyrën e shkeljes dhe rëndësinë e saj, që mund të përligjin shkarkimin e Presidentit.

Artikulli paraprakTRAGJEDI NË BRIGJET GREKE, SHTATË TË VDEKUR QË VININ NGA TURQIA
Artikulli tjetërBLLOKOHEN 1.6 MILIONË LITRA GAZ , S’U PAGUA AKCIZA