Gjatë ditës së sotme Komisioni i Venecias ka shpallur opinionin me saj për ligjin e Vettingut.

Një nga pesë pyetjet që Gjykata Kushtetuese i ka bërë Komisionit të Venecias, lidhet me shqetësimin e ngritur nga opozita dhe gjyqtarët se ligji i Vettingut cenon Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, përsa i përket respektimit të jetës private dhe familjare të gjykatësve dhe prokurorëve. “Forma e përcaktuar në aneksin 3 të ligjit të Vettingut kërkon që personi të deklarojë, nëse ka pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar dhe të listojnë këto kontakte. Qoftë edhe një kontakt i vetëm kërkohet për t’u deklaruar. Nuk do të ishte një detyrë veçanërisht e vështirë për të plotësuar këtë deklaratë, veç nëse ky është një gjykatës apo prokuror, kontaktet e të cilit me krimin e organizuar janë shumë të zgjeruara”, thuhet në dokument

Artikulli paraprakSEANCA DËGJIMORE – TAHIRI NË KOMISIONIN PËR PAJISJEN E PËRGJIMIT: PYESNI PROKURORINË
Artikulli tjetërBEQAJ: NDRYSHON KODI PENAL PËR MJEKËT