Ventura: Fitore ndaj Shqipërisë Buffon: Uroj mos eliminohemi

SHKODER-Trajneri i Italisë, Ventura dhe kapiteni Buffon pas mbërritjes në qytetin verior në konferencën për mediat janë shprehur optimistë për fitoren e ndeshjes përballë Shqipërisë. Trajneri italian ka vlerësuar ndeshjen përballë Shqipërisë, ndërsa ka deklaruar se gjendja e ekipit është e mirë dhe do të kërkojë fitoren për të pasur një ekip të lehtë në fazën e ‘Play off’. ‘Ekipi ndodhet në një gjendje të mirë dhe nesër do të zbresim në fushë për një rezultat pozitiv. Duhet të bëjmë një hap përpara në këtë ndeshje. Puna ime do të gjykohet në fund të eliminatoreve. Ne kemi nevojë për pikë për të qenë kokë grupi për ‘play-off’. Përshëndes Panucin, që është mik i Buffon, por edhe i imi” u shpreh ai. Ndërsa kapiteni Buffon ka hedhur poshtë shkrimet në mediat italiane se posti i trajnerit Ventura ndodhet në rrezik pas barazimit me Maqedoninë. “Mbështesim trajnerin brenda dhe jashtë fushe. Ato që janë shkruar janë pa baza. Kemi zhvilluar edhe një takim me lojtarët dhe mbështesim trajnerin. Argjentina ndodhet në rrezik, Holanda u eliminua, shpresoj që ne jo, një botëror pa emrat e mëdhenj është i çuditshëm. Por ekipet e vogla duhet të shpërblehen për punën e tyre” deklaroi ai

Artikulli paraprakNJE NGA 8 PERSONAT E ARRESTUAR NË MALAJZI PËR TERRORIZËM ËSHTË SHQIPTAR
Artikulli tjetërSHOFERI I QAZIM SEJDINIT AKSIDENTON ME MAKINË NJË PERSON