Në tremujorin e dytë 2018, sipas INSTAT, janë evidentuar gjithsej 8.484 vepra penale, duke shënuar një rritje me 1,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Numri i grupveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e dytë 2018, është 13, 6 vrasje më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për grupveprën penale vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 36 vepra, 1 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 23, duke shënuar një rënie me 11 vepra, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen.

Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar 31 krime me natyrë seksuale, 9 më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Nga këto, 8 prej tyre i përkasin veprës penale “Vepra të turpshme”.

Në tremujorin e dytë 2018 janë evidentuar 438 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 26,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve.

Në këtë periudhë janë evidentuar 55 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 24,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e dytë 2018, është 144, duke shënuar një rritje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e dytë 2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë periudhë janë evidentuar 22 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 7 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e dytë 2018, është 96, duke shënuar një rënie me 23,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e dytë 2018 është 570,12 vepra më shumë të evidentuara, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autorët e veprave penale

Në tremujorin e dytë 2018, janë evidentuar gjithsej 8.131 autorë të veprave penale, duke shënuar një rritje me 3,5 % krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Numri i autorëve për grupveprën vrasje me dashje, në këtë tremujor është 12, 5 autorë më pak të evidentuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë numërohen 45 autorë të evidentuar për grupveprën vrasje mbetur në tentativë, 6 autorë më shumë, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e dytë 2018, është 31, 2 autorë më pak, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017.

Artikulli paraprakZJARRET NË BOTË PËRMES FOTOVE
Artikulli tjetërKANDIDAT PËR STOLIN E VLLAZNISË, POR EDI MARTINI KA NJË IRONI PËR KLUBIN