Rajoni i Lezhes ze numerin me te larte te personave me aftesi te kufizuara, ndersa ne Shqipëri numerohen 70 mije persona me aftesi ndryshe. Klevisi eshte nje femije me aftesi ndryshe dhe mjaft i dhunshem.

10-vjeçari nga Torovica trajtohet ne qendren e zhvillimit ditor ne Lezhe, ndersa nena e tij rrefen historine trishte dhe peripecite e shumta me te cilat duhet te perballet çdo dite, pasi nuk ka ndihme nga shteti.

Rasti i Klevisit nuk eshte i vetmi ne vemndin tone.Ne baze te nje studimi rezulton se kjo shtrese e shoqërise perballet me veshtiresi ne perfitimin e sherbimeve publike.

Kjo problematike ka nxitur organizaten Word Vision ne bashkepunim dhe me partner të tjere, te nisin zbatimin e një projekti për tju ardhur në ndihmë përsonave me aftesi ndryshe.

Zv Ministrja e Shendetesise Ardiana Jakun tha se po krijohen mekanizma ne mbeshtetjen e kesaj kategorie. Ndersa Alfrida Markun, N\Kryetare e Bashkise Lezhe,

tha se nje pjese e familjeve qe kane femije me aftesi te kufizuara jane hequr edhe nga ndihma ekonomike, cka do ta rfendoje me shume veshtiresite eketij targetgrupi te shoqerise.

Ne Lezhe funksionon vetem nje qender e shvillimit ditore, per femijet me aftesi te kufizuara. Por kerkohet me shume vemendje dhe sherbime ne kete drejtim. 160 vullnetare ne kater rajone te vendit,

ne tre vitet e ardhshme do te ndermarrin projekte qe ju vine ndihme individeve me aftësi te kufizuar, me qellim integrimin e kesaj shtrese te shoqerise.

 

Artikulli paraprakPAJISJE TË REJA PËR 11 SPITALE RAJONALE
Artikulli tjetërVLAHUTIN: PAS DREJTËSISË, REFORMA E PRONËS MË E RËNDËSISHME PËR SHQIPTARËT