Kjo është Syrie Buzalli, një 66 vjeçare që prej dy vitesh qëndron tek shtëpia e të moshuarve “Besa” në fshatin Barbullush të bashkisë Vau Dejës. Jeta e ka përballlur me disa fatkeqësi. Para 20 vitesh kur ishte ende e re bashkëshorti i saj u nda nga jeta ndërsa 15 vite më pas edhe njëri nga tre djemtë e saj humbi jetën. Njëri nga dy djemtë jeton në një shtëpi tejet të vogël në Barbullush ndërsa tjetri ka emigruar që i ri në Greqi. Syrie Buzali tregon historinë e dhimbshme të saj sot në ditën e të moshuarve

E moshuara tregon se për 15 vite me radhë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit ishte vetë burrë dhe vetë grua. Me tre djemtë në moshë të re, atëherë 46 vjeçe Syria punone tokën prej 16 dynym krejtësisht e vetme ndërsa merrej edhe me bagëtitë. Paratë nuk i dilnin asnjëherë edhe pse punonte shumë.

Syrie Buzalli mes vështirësive arriti të mbijetonte dhe të rrisë fëmijët e saj. Ajo tregon një moment kur djali që ndodhet në Greqi erdhi dhe e ndaloi të merrej me bagëtitë kur ai mësoi se çfarë hiqte nëna e tij

Syrie Buzalli në celularin e saj heq mallin me fotot e nipit dhe mbesës që ka në Itali, dy fëmijët e djalit të saj që u nda nga jeta 4 vite më parë. Qoftë djali që ndodhet në Greqi por edhe nusja në Itali dhe djali tjetër në Barbullush nuk e kanë pritur mirë vendimin që 66 vjeçarja të shkojë tek shtëpia e të moshuarve por Syria thotë se në kushtet që ndodhej s’kishte zgjidhje tjetër

Komshinjtë e saj apo edhe disa të afërm në vend që ta mbështesin e kanë paragjykuar 66 vjeçaren e cila nuk deshi që t’i bëhet barrë askujt por pavarësisht këtij mentaliteti që në zona rurale por edhe në qendra është prezent. E moshuara nuk është ndikuar nga fjalët e askujt

Në fund jep një mesazh për të gjithë ata fëmijë që vendosin të braktisin prindërit e tyre duke thënë se nuk veprojnë aspak mirë

Emigrimi, indiferenca e kohëve që jetojmë bashkë me ekonominë e dobët në shumë raste kanë krijuar probleme sociale duke bërë që shumë të moshuar vitet e fundit të jetës së tyre t’i kalojnë të braktisur.