ËSHTË VETËDORËZUAR NË POLICINË E SHKODRËS, NDUE ZEFI I CILI DY DITË MË PARË VRAU ME ARMË AUTOMATIKE FQINJIN E TIJ PAS NJË DEBATI MES TYRE NË NJË LOKAL.

ZEFI U DORËZUA NË POLIICINË E SHKODRËS, NDËRSA VRASJA NDODHI NË ZONËN E ISH-KËNETËS NË DURRËS.

I PAJETË MBETI MARTIN NDRECA, I CILI BANONTE NË ATË ZONË DHE ISHTE NË LOKAL ME PERSONIN QË E VRAU PAS NJË KONFLIKTI PËR MOTIVE TË DOBËTA QË NISI MES TYRE.

NË POLICI, AUTORI KA PRANUAR AUTORËSINË E KRIMIT, DHE KA TREGUAR EDHE VENDNDODHJEN E ARMËS ME TË CILËN QËLLOI FQINJIN.