I shumëkërkuari Klement Balili është vetëdorëzuar në Policinë e Shtetit mëngjesin e kësaj të marte. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një deklarate për mediat njoftoi se ‘Escobari i Ballkanit’ i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar.

‘Peshku i madh’ apo ‘Magjistari’ sikur është cilësuar nga ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu vendosi që pas dy vitesh në arrati të përballet me drejtësinë.

Fillimisht lajmin për dorëzimin e Balilit e dha ish-kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme, ndërsa rreth dy orë më pas, Lleshaj e konfirmoi. “Dorezohet Klement Balili!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas dorëzimit në policinë e shtetit të Klement Balilit. “Përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me probleme mjaft serioze me ligjin.

Falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbtuese, por edhe partnerët tanë për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot” tha kreu i shtetit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi i shumëkërkuari Klement Balili ka përfunduar në prangat e policisë.

Në reagimin e tij, Rama është shprehur se ky është një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar duke mos harruar që të urojë për arritjen ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, Policinë e Shtetit dhe SHISH.

Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.Ai është shpallur në kërkim policor që prej vitit 2016.Por, për të gjithë këtë periudhë, Balili ka mundur t’i shpëtojë arrestimin, pasi dyshohet se ai kishte korruptuar policë të shumtë, të cilët dekonspironin aksionet për kapjen e tij.