Aleksandër Dushaj, autori i vrasjes së dy vëllezërve, Abdulla dhe Skënder Shkami gjatë së shtunës për shkak të një krushqie të refuzuar, është vetëdorëzuar përpara forcave blu të Policisë së Tiranës.

Mësohet se dorëzimi i tij është bërë vetëm pak minuta më parë, pas negociatave të gjata të zhvilluara mes autorit të krimit dhe garancisë për jetën që i është dhënë atij nga “blutë” e Tiranës. Ende nuk dihet sesi njeriu më i kërkuar i momentit, për të cilin po zhvillohej prej dy ditësh një operacion policor me pjesëmarrjen edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të RENEA-s, ka mundur t’i shpëtojë “rrethimit” në zonat periferike të Shkodrës dhe të përfundojë në periferi të kryeqytetit, në sheshin “Shqiponja”, ku edhe është dorëzuar më pas. Ngjarja e dy ditëve më parë tronditi të gjithë banorët e fshatit Drisht të ish-komunës Postribë, Shkodër, pasi autori vrau në distancë njëri nga tjetri dy vëllezërit, njëri prej të cilëve që kishte ardhur nga emigracioni në Angli për të kaluar festat e fundvitit, për shkak se i ishte refuzuar krushqia me vajzën e njërit prej tyre.

Artikulli paraprakRESHJET E DËBORËS, HAXHINASTO INSPEKTON RRUGËN E KOMBIT
Artikulli tjetërDUSHAJ NË POLICINË E TIRANËS : NUK PENDOHEM PËR KRIMIN