Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës, Ndue Zefi i cili dy ditë më parë vrau me armë automatike fqinjin e tij pas një debati mes tyre në një lokal.

Zefi u dorëzua në Poliicinë e Shkodrës, ndërsa vrasja ndodhi në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

I pajetë mbeti Martin Ndreca, i cili banonte në atë zonë dhe ishte në lokal me personin që e vrau pas një konflikti për motive të dobëta që nisi mes tyre.

Në polici, autori ka pranuar autorësinë e krimit, dhe ka treguar edhe vendndodhjen e armës me të cilën qëlloi fqinjin.

Artikulli paraprakVRANË HERMES BEQIRIN NË 2017, BURG PER AUTORET
Artikulli tjetërKQZ, HAPEN VENDET PËR DEPUTETËT E ARDHSHËM