Një tjetër rast vetëhelmimi ka ndodhur në 14 orët e fundit. Një 24-vjeçare në Shkodër ka konsumuar fostoksinë, dhe pas ndihmës mjekësore, ndodhet në një gjendje të rëndë për jetën.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se, në Fshatin e Ri, Postribë, në banesën e saj, është vetëhelmuar me fostoksinë, B. P., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12. 09. 2018, në fshatin “Fshati i Ri”, Postribë, në banesën e saj, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetësja B. P., vjeçe 24, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakGODITET GRUPI I DROGËS ARRESTOHEN 3 PERSONA
Artikulli tjetërDIGJEN PLOTËSISHT VARREZAT, SHKAKU QIRINJTE E NDEZUR