Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ndërsa detajet e shkarkimit pritet që të bëhen publike sot.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar në vendin e Arben Çukos (lexo këtu), i cili gjithashtu u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos në datë 21 tetor po të vitit 2018.

Çuko dyshohet se merrte 1500-3000 euro kundrejt lejeve ndaj të burgosurve, ndërsa është kapur nga përgjimet edhe duke u premtuar të dënuarve transferime .

Por pas 5 muajsh, u shkarkua edhe zëvendësuesi i ish-deputetit të PS-së, ndërsa arsyet mbeten mister deri tani. Stefan Çipa ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme, ai qenë më parë kryebashkiak i Sarandës dhe ministër i Brendshëm në 2002.

Artikulli paraprakRAMA VIZITË ZYRTARE NË ARABINË SAUDITE (VIDEO)
Artikulli tjetërRADHA E VETTINGUT/ NGA BENDO, ELISABETA IMERAJ TEK HAJDARI, 30 VIP-AT PARA KPK