Vllaznia zhgënjen edhe në miqësoren e dytë. Shkodranët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1 – 1 në miqësoren e zhvilluar ndaj Shënkollit, në fushën e këtij të fundit.
Golin e vetëm për kuqeblutë e shënoi mbrojtësi rumun i ardhur në provë, Ignat.

Ai do shënonte me kokë në minutën e 6-të. Por, kur dukej se pjesa e parë do përfundonte me fitoren e shkodranëve, vendasi do të barazonin me Çaushaj.

Pjesa e dytë nuk sjell ndryshim rezultati dhe krejt takimi mbyllet në barazim 1 – 1. Edhe pse thjesht një miqësore, kjo tregon që Vllaznia nuk është gati as për Kategorinë e Parë dhe trajneri Lika ka shumë punë për të bërë me lojtarë e tij.

 

Artikulli paraprakVRASJA, “ARREST ME BURG” PËR ALFRED PLLUMBAJ
Artikulli tjetërEDICIONI I NËNTË I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”