Pamje të rënda kanë qenë ato, kur familjarët kanë gjetur të vetëvarur në kasollen e bagëtive, 39-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kukur të Gramshit, ku nga hetimet paraprake, mësohet se L. Sh., i ka dhënë fund jetës, në kushtet e depresionit.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 13. 08. 2018, në fshatin Kukur, në kasollen e bagëtive është gjetur nga të afërmit i vetëvarur, shtetasi L. Sh., vjeç 39, banues në Gramsh,

i cili ka qenë në kushtet e depresionit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.