Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Trevizos në Itali. Një sipërmarrës shqiptar 31 vjeç është vetëvarur për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalonte biznesi i tij. Marvin Proshka 31 vjeç, pronar i shoqërisë “Promek Service” me e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh është gjendur i varur në selinë e firmës së tij në komunën Conegliano në provincën e Trevizos.

Biznesi i tij prej kohësh ishte në një situatë të vështirë ekonomike e borxhet e shumta e kanë shtyrë 31 vjeçarin shqiptar drejt gjestit ekstrem.

Marvin Proshka ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç.

Ai kishte emigruar në Itali në moshë mjaft të re.

Fenomeni i vetëvrasjes për shkak të vështirësisë ekonomike prej disa kohësh preokupon botën e biznesit në Itali. Vetëvrasja e sipërmarrësit shqiptar regjistron rastin e parë për vitin 2018.

Artikulli paraprakTRITAN SHEHU: RAMA VIJON TA “SHKALLMOJË” SHËNDETËSINË
Artikulli tjetërGRABITJA NË KORÇË, POLICIA: SHPËRBLIM PËR KËDO QË JEP INFORMACION