Presidenti Ilir Meta preferoi të tregohej i rezervuar lidhur me votimin e dekretit të presidentit për kthimin e ligjit të Teatrit Kombëtar.

Por nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit sa më të përgjegjshëm.

I pyetur se cili do të ishte reagimi i tij nëse Kuvendi do ta rrëzonte kreu i shtetit tha: Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e kuvendit vec do dëshiroja ti uroja kuvendit punë të mbarë

dhe të theksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm sa i takon detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian

Po për propozimin për veting politikanëve që PD pritet të marrë përmes propozimeve për ndryshim të Kushtetutës?

Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa, shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave

Artikulli paraprak“HIGH SPEED” PRANGOS DY TË RINJ NË LEZHË, IU GJET DROGË NË MAKINË
Artikulli tjetërAIDA ÇAJKA VDIQ NË MATERNITET, PROKURORIA E TIRANËS ÇON PËR GJYKIM MJEKUN DHE DY INFERMIERËT