Miliarderi japonez Yusaku Maezawa, personi i parë i cili pritet të udhëtojë në hapsirë me anijen kozmike “SpaceX”, është vënë në kërkim të një aventure të re pak para nisjes në misionin e tij hapsinor.

Pas ndarjes me të dashurën e tij, aktoren 27-vjeçare Ayama Goriki, Maezawa ka filluar një fushatë të çuditshme për të gjetur një partnere e cila do ta shoqërojë në udhëtimin e tij rreth Hënës. Me pak fjalë një lloj “muaj mjalti” në hapsirë.

Anija kozmike “Space X” me pasagjerë civilë është planifikuar të niset në vitin 2023, duke kushtuar rreth 2 milionë dollarë për person. Do të jetë udhëtimi i parë në Hënë që nga viti 1972. Lajmin për ta ndarë atë lloj experience me një person “special”, Maezaëa e dha përmes një mesazhi në, ndërsa i ftojë të gjitha vajzat të regjistroheshin në udhëtime.

“Vetmia dhe zbrazëtia po më ngacmojnë ngadalë. Unë thjesht po mendoj për një gjë: të vazhdoj ta dua një grua. Dua të gjej një partner jete dhe të dërgoj një mesazh paqeje dhe dashurie nga hapësira e jashtme”, shkruan ndër të tjera në mesazhin e tij miljarderi japonez.

Artikulli paraprakRRËFEHET YLLI I FUTBOLLIT QË U SHPALL TRADHTAR NË TURQI: ERDOGAN MË MORI GJITHÇKA QË KISHA, PUNOJ SI TAKSIST DHE SHES LIBRA NË SHBA
Artikulli tjetërFOTO/ STADIUMI I RI MERR FORMË, JA SI DUKET “STROFULLA” E KAMPIONEVE