Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi për fshehje dhe pasuri të pajustifikuara.

Gashi, ish-drejtuese e njësinë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme e njohur si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, por edhe për konfliktet me Arta Markun, pasi e pezulloi, sot është shkarkuar.

Gashi nuk ishte e pranishme as seancën dëgjimore, por as sot kur u dha vendimi nga trupa e KPK e përbërë nga Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Sipas raportit të ILDKPKI, që u lexua në seancën e kaluar dëgjimore nga trupa e KPK, Rovena Gashi nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ngriti dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

Ish-drejtuesja e njësisë për dekriminalizimin në prokurorinë e Prokurorinë e Përgjithshme është në hetim, bashkë me bashkëshortin e saj, Dritan Gina, për fshehje pasurie. Më herët, ata u pezulluan të dy me vendim të kryeprokurores Arta Marku.

Pasi përfunduan hetimin e pasurisë, më 26 qershor 2018 njoftuam Gashin të njihej me dosjen. Gashi u njoh me dosjen dhe solli 300 dokumente mbështetëse, 12 kërkesa të përsëritura, ndërsa kërkoi përjashtimin e trupës së komisionerëve.

Gashi kërkoi të hetohej edhe për anën profesionale e figurën por KPK e refuzoi. Gashi ka kërkuar pezullimin e Vettingut ndaj saj me argumentin se kishte aplikuar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut. Por kjo kërkesë nuk është pranuar.

Artikulli paraprakECURIA E VETTINGUT, GJONAJ: NUK KA KTHIM PAS, OPOZITA E MIRËPRITUR PËR TË BASHKËPUNUAR
Artikulli tjetërPREKAL, MUNGOJNË VALËT E CELULARIT