Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e sotme ka konfrimuar në detyrë , gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Sokol Binaj.

Gjatë seancës së zhvilluar më 17 maj ILDKPI kishte sjellë një një raport ku thuhet se deklarimet e Binaj janë të sakta. Edhe hetimi i KPK-së nuk gjeti shkelje nga Binaj, kështu ai figuroi i përshtatshëm për të vazhuar detyrën.

Binaj është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Pak ditë më parë bashkëshortes së Binajt iu dogj makina, por ai ka refuzuar që të japë shpjegime kur u pyet nga gazetarët në lidhje më këtë ngjarje. Kujtojmë se bashkëshortja e Binajt L.B, punon në Prokurorinë e Përgjithshme si koordinatore për mediet. Ajo ka dhe një pozicion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Report TV mëson se Binaj ka qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia.

Artikulli paraprakAMBASADA AMERIKANE BËN NJOFTIMIN E RËNDËSISHËM PËR APLIKANTËT E LOTARISË, JA ÇFARË THEKSON
Artikulli tjetërAKSIDENT NË DURRËS, TRENI PËRPLAS NJË NXËNËS SHKOLLE