Mazhoranca rrëzoi me 79 vota dekretin presidencial, i cili riktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për vettingun në polici.

Në foltore doli vetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, për të hedhur poshtë argumentet e Presidentit se qeveria po ndikon politikisht procesin me ndryshimet e reja.

“Nëse nuk rrëzohet, ne rrëzojmë vettingun”, tha ministri Lleshaj para votimit.

Në mungesë të opozitës, asaj jashtë parlamentare, kreun e shtetit e mori në mbrojtje deputetja e listës së LSI-së Edlira Hyseni.

Deputetet e tjerë të opozitës treguan se hallin e kishin diku tjetër. Frikën për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha e shprehu më fort Rudina Hajdari.

“Unë e ndjej se këta kanë bërë marrëveshje, por jo marrëveshje për popullin”, tha Rudina Hajdari.

“Nuk bën PS marrëveshje në kurriz të Kushtetutës. Zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor”, iu përgjigj Taulant Balla.

Seanca nisi me betimin e 12 deputetëve të rinj nga lista e PD+LSI, mes tyre edhe 4 socialiste, të cilët zënvendësuan kolegët që zgjodhën të garojnë për kryetar bashkie

Artikulli paraprakSEKUESTROHEN 205 KG KANABIS NË MAL TË ZI, VINTE NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërVRASJA E DEVI KASMIT, GJYKATA LIRON MARIO MESHININ