Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga qyteti i Fierit, ku mori pjesë në një aktivitet ka komentuar debatin e fundit politik, kauzën e opozitës për vetting në politikë.

Ruçi u shpreh se nisma e PD është në programin e Kuvendit dhe brenda dy javësh nga data e dorëzimit, 7 shtator, Komisioni i Ligjeve do të marrë një vendim që do ia paraqesë Kuvendit.

Ai tha se do të vendoset në momentin e duhur për nismën, ndërsa shtoi se vettingu për politikanët është diskutuar me ligjin organik, ligji për dekriminalizimin, por edhe vettingun ligjor, reforma në drejtësi.

Ka ditë që është ky draft është paraqitur në Kuvend, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën, është futur në program, u është vendosur në dispozicion deputetëve.

Pas dy javëve nga data e depozitimit do të mblidhet komisioni i Ligjeve që do të bëjë një program enkas për njohjen dhe diskutimin dhe mendimin që Këshilli i Legjislacionit, do i parashtrojë seancës.

Do të miratohet apo jo, është shumë shpejt për të dhënë verdiktin. Jam kryetar i Kuvendit dhe më ndalohet të them do të votohet apo jo. Vettingu për politikanët është diskutuar me ligjin organik, ligji për dekriminalizimin, por edhe vettingun ligjor, reforma në drejtësi.

Megjithatë le të presim, nisma është në tavolinë, do të diskutohet dhe vendoset në momentin e duhur.

Dy javë më parë Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha shpallën propozimin për një Vetting në politikë.

Në propozimin e Partisë Demokratike, parashikohet një proces Vetting-u në politikë, për të gjetur lidhjet e tyre me krimin, por jo kontroll pasurisë së familjarëve të tyre.

Është kjo pika që ka hapur kundërshti me mazhorancën. Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar që procesi i Vetting-ut në politikë, nëse do të kryhet, duhet të përfshijë në një skaner të plotë, politikanët dhe pasurinë e familjarëve të tyre, përveç lidhjeve me krimin.

Ndërsa mbrëmë Rama u shpreh se draftin e PD do ta dorëzojmë në Komisionin e Venecias.

“Nëse Komisioni thotë që kjo është në përputhje me Vettingun, do ta votojmë, nëse Komisioni i Venecias thotë “ej po atë gurin që hodhët aty pse e hodhët edhe këtu”, do t’i themi “e kuptoni sa artist është Luli?“,-tha Rama.

Artikulli paraprakGODITET BANDA E PROSTITUCIONIT NË ITALI, PRANGOSEN 22 SHQIPTARË, BLLOKOHEN 25 MIJË €
Artikulli tjetërTAKIME PA FUND PËR REFORMËN, DONALD LU SHKON PËR HERË TË FUNDIT NË ZYRËN E BASHËS