Në sitën e vettingut, këtë të hënë është vendosur edhe prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloci. Në seancën e nisur rreth orës 13, i pranishëm ka qenë si prokurori, ashtu edhe avokati mbrojtës i tij, Ardian Visha.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e përbërë nga Xhensila Pine, V. Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja, që do të shqyrtonin të trija komponentët e vettingut për kandidatin për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

KPK-ja ka lexuar raportin e ILDKPKI-së, sipas së cilës prokurori Kaloci ka deklarim të rremë të pasurive dhe fshehje të pasurisë. KPK-ja kreu hetim të thelluar mbi vetëm një komponent, që konkretisht është pasuria, sipas së cilës janë verifikuar mospërputhjet.

Gjyqtari Kaloci ka një shtëpi 145 metra katrorë, me vlerë 52 mijë dollarë, e në deklaratë ka mospërputhje sa i përket vlerës së apartamentit.