Ditën e sotme në KPK do të zhvillohen seancat dëgjimore të dy gjyqtarëve të Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli dhe Ardian Dvorani.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli është bërë pjesë e listës prioritare të Vettingut për shkak të kandidimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ndërsa Dvorani ka qenë objekt i një debati politik, pasi edhe pse i kishte mbaruar mandati, ai vijonte të qëndronte në Kushtetuese. Në rastin e tij, bien në sy të ardhura nga detyrime të shlyera nga një pale e tretë.