Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, prej orës 10.00 ka dalë përpara trupës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në qershor, të konfirmonte në detyrë Dedjes. Komisioneri Publik vendosi ta ankimojë vendimin në KPA me kërkesë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sipas ankimimit Dedja ka problem me deklarimin e pasurisë dhe e ka fshehur. Sipas Komisionerit Publik, ai nuk justifikon plotësisht të atdhurat për një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 146.14 metra katrorë.

Dyshohet për fshehje pronësie të një apartamenti 60 metra katrorë në Golem, Kavajë, nuk justifikon të ardhurat për blerjen e 2000 metrave katrorë tokë në fshatin Arë.

Dedja kundërshtoi në senacë shkaqet e ankimimit të Komisionerit Publik ndaj tij. Në mënyrë të detajuar ai llogariti të ardhurat e tij që sipas tij, janë të mjaftueshme për të justifikuar pagesën e këstit të kredisë së shtëpisë.

Ai shtoi këtu edhe kontributin e të vëllait, emigrant në Greqi dhe deklaroi se mungon dokumentacion në Gjykatën e Tiranës për të evidentuar punën e tij si gjykatës dhe punën si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës.

Artikulli paraprakBIE NGA LARTËSIA, GJEN VDEKJEN 60-VJEÇARJA
Artikulli tjetërPASOJAT E KLP, EKIP NGA SHBA-BE PËR NGRITJEN E BYROSË SË HETIMIT NË TIRANË