Mosjustifikimi i blerjes së një apartamenti si dhe mosdeklarimi i një borxhi të dhënë apo edhe deklarimet e pasakta për një automjet apo shuma të ndryshme monetare të përdorura kanë bërë që Arben Zefi të shkarkohet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duke mos qenë më gjyqtar në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër dhe rrjedhimisht as kryetar i kësaj gjykate.

Ky vendim për shkarkimin e kryegjyqtarit të Shkodrës është marrë që me 10 janar të këtij viti por tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë edhe arsyetimin përfundimtar për shkarkimin e Arben Zefit. KPK bën të ditur se Arben Zefi me 27 mars 2005 ka blerë një apartament me sipërfaqe 132.8 m2 dhe nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave.

Ish-kryegjyqtari i Shkodrës ka deklaruar se paratë janë siguruar nga shitja e një apartamenti tjetër por në fakt gjatë Vettingut nuk është marrë parasysh pasi apartamenti është shitur pasi ka blerë atë me sipërfaqe 132.8 m2. Po ashtu sipas KPK-së Arben Zefi nuk ka deklaruar të ardhurat nga shitja e një apartamenti me sipërfaqe 56.1 m2.

Sipas Komisionit të Kualifikimit të Pavarur Arben Zefi ka bërë deklarim të pasaktë edhe për një automjet tip BMË i blerë në vitin 2007 ndërsa nuk ka deklaruar as burimin e të ardhurave.

Për një tjetër automjet tip Mercedes Benz dhe automjetin tip Volksëagen Passat në huapërdorje ka mungesë të burimeve financiare për të justifikuar të ardhurat për mjetin Mercedes Benz dhe nuk ka deklaruar shitjen apo shkëmbimin e automjetit tip Mercedes Benz me Volksvagen Passat.

Po ashtu KPK tregon në arsyetimin e bërë se Arben Zefi nuk ka deklaruar dhënien e shumë 50 mijë një shoqërie ndërtimi si dhe të ardhurat për dhënien e kësaj shume janë të pajustifikuara.

Sa i përket vlerësimit të figurës të ish-kryegjyqtarit të Shkodrës Arben Zefi Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka paraqitur dy raporte dhe në raportin e dytë thuhet se disponohen të dhëna se është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme shfaqur në formën e korrupsionit pasiv

ndërsa dyshohet se është i përfshirë edhe në veprime korruptive për një çështje penale duke marrë përsipër lirimin e një personi të akuzuar për disa vepra penale kundrejt përfitimit të një shume të caktuar parash.

Pavarësisht këtij raporti Komisioni i Kualifikimit ka arritur në përfundimin se raporti i DSIK është i pamjaftueshëm për shkarkimin e Arben Zefit. Kështu aryseja e shkarkimit të Arben Zefit si gjyqtar lidhet me konstatimin

se ish-kryegjyqtari nuk ka arritur një nivel të besueshëm të vlerësimit të pasurisë, si dhe rezulton se ai ka cenuar besimin e publikut duke vendosur kështu përfundimisht shkarkimin e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, ADRESAT E PASAKTA SJELLIN PROBLEME PËR ZJARRFIKËSIT
Artikulli tjetërSAIMIR TAHIRI NJIHET ME AKUZAT: PAS ALDO BARES JAM I DYTI. PROKURORIA E KOMANDUAR SIÇ E NISI E BITISI