Me 17 Shtator do të nisë mësimi për nxënësit e sistemit parauniversitar ne të gjithë vendin. Por sa do të jenë gati shkollat në rrethin e Shkodrës për të pritur nxënësit.

Pikërisht për këtë qëllim televizioni Star Plus gjatë ditës së sotme bëri një vëzhgim nëpër disa prej këtyre shkollave, ku konstatoi se disa ishin jashtë cdo lloj funksioni për të kryer procesin mësimor, ndërsa disa të tjera e kanë të nevojshme ndërhyrjen dhe mirëmbajtjen.

Vëzhgimin e nisëm me shkollën 9- vjecare “10 Korriku” e riemëruar shkolla “Skenderbeg”Ndërkohë edhe në Shkollën 9-vjecare në Domën të njësisë Postribë kushtet janë të ngjashme si në mesjetë.

Kushtet ku zhvillohet mësimi janë skandaloze dhe kjo vatër e dijes plotëson asnjë kusht elementar për zhvillimin normal të proçesit mësimor. Godina është amortizuar saqe ka nisur ti bije dhe savaja, banjot janë jashtë funksioni dhe rrjeti elektrik është i dëmtuar plotësish

Pamjet treguan qartë gjendjen e mjerushme në 5 shkolla- 9 vjecare të Shkodrës në të cilat brenda pak ditëve do zhvillohet mësim. Ndërsa grupi i xhirimit i Star Plus u bë dëshmitar i pasqyrës së vërtetës se ku ka arritur sistemi arsimor në vendin tonë.