Moti i keq me rrebeshe shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në disa akse rrugore në Shkodër kjo për shkak të thyerjes së disa pemëve. Për pasojë janë dëmtuar disa automjete që kanë qenë të parkuara.

Që prej orës 6 të mëngjesit Ndërmarrja e ujësjellës kanalizime në Shkodër kanë zbritur në terren për ndërhyrje në pikat më problematike ndërkohë që 4 fadroma janë duke punuar dhe menaxhuar situatën që të mos ketë bllokime të rrugëve nga uji.

Edhe Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, punonjësit e Bashkisë kanë punuar gjatë gjithë orëve të mbrëmjes dhe në mëngjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.

Era ka qenë aq e fortë sa ka rrëzuar edhe pemë disavjeçare në disa rrugë të kryeqytetit.

Artikulli paraprakANËTARËSIA E PD NË KUKËS PËRZGJEDH KANDIDATËT, JA 5 EMRAT QË KALOJNË NË FAZËN TJETËR TË PROCESIT, SKUALIFIKOHET ISH-KRYEBASHKIAKU
Artikulli tjetërSHIRA TË DENDUR DHE ULJE TEMPERATURASH, MOS E HIQNI ÇADRËN NGA ÇANTA SOT