Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që tregon zbatimin e projektit për realizimin e nyjës së Milotit, një nga akset problematike në pjesën veriore që mbart ngarkesë të madhe sidomos gjatë sezonit veror.

Në 55 sekonda tregohet ndërhyrja që po bëhet që nga rrugët dytësore, tek gjelbërimi anës autostradës. Rama thotë se kjo është një rrugë e mbetur rrugëve që nga viti 2011 dhe që do të pasohet nga rruga e re Milot-Balldren.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë projekt të ri që sapo ka nisur të zbatohet për realizimin e nyjës së Milotit, (pjesë e rrugëve të mbetura rrugëve, qysh nga vitit 2011 dhe që do të pasohet së shpejti nga rruga e re Milot-Balldren)

me vlerë 16 mln USD dhe impakt të konsiderueshëm jo vetëm në lëvizshmërinë e sigurinë e aksit kryesor,

po edhe në integrimin e shumë rrugëve dytësore me infrastrukturën kombëtare, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”, shkruan kryeministri.