Në një kohë kur opozita akuzon qeverinë se ka rritur taksat, duke rënduar barrën e biznesit të vogël, të kundërtën shpalos kryeministri Edi Rama.

Këtë të hënë kreu i qeverisë e ka nisur ditën duke ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video pasqyrë me taksat që janë ulur për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pasqyrë të ULJES SË RE TË TAKSAVE për biznesin e vogël, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor dhe investimet në Agroturizëm apo në Energjinë Diellore, ju uroj një javë të mbarë.”

 

Artikulli paraprakEMRI I RI/ PROTESTA TË DHUNSHME NË SHKUP, 7 POLICË DHE 25 PROTESTUES TË LËNDUAR
Artikulli tjetërSHQIPTARËT KANË SHTËPITË MË TË VOGLA NË EUROPË, POR AMA JANË PRONARË