Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi të re kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi të re kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake të Tiranës në kohën e Bashës, Florenc Hoxha.

Padia e Ballës vjen pas videos së kunatit të Babales, Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi Salianji, të dy dëshmuan në prokurori. Kryetari i grupit të PS i akuzon për kallëzim të rremë dhe për shpifje.

Në videon e dytë për të cilën Balla depozitoi sot paditë, Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe i është bërë presion për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen “Babale”.

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Ardi Veliu ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit.

Gjithashtu, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat “Shqiptarja.com” i publikoi ekskluzivisht disa ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me “Babalen” por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD,

thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, bazuar gjithmonë te përgjimet e zbardhura, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil.

Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë dhe dëshmoi javën e kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ndër të tjera tha se videon me kunatin e Babales, që publikoi ia kishte dhënë Florenc Hoxha.

Ky i fundit dëshmoi sot në prokurori për më shumë se dy orë, ndërsa dje u pyet drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Artikulli paraprakBERISHA KUNDËR VENDIMIT, RAMA: I DEL PËR ZOT POR BASTET VDIQËN SALI
Artikulli tjetërQEVERIA MIRATON 1 MILIARD LEKË PËR DIASPORËN