Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një banesë në fshatin Boboshticë të Korçës duke marrë 2 mln lekë të reja dhe disa bizhuteri.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa pronari i baneses Thanas Medi dhe familja e tij nuk ndodhej në shtëpi.

Njoftimi i policisë:Më datë 14.05.2018, në mesditë në fshatin Boboshticë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit Th.M, 58 vjeç, ku persona të paidentifikuar, dyshohet se kanë marrë një shumë prej 2 000 000 lekë të reja dhe disa bizhuteri.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale, si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Artikulli paraprakKOKAINA SHQIPTARE NE GJERMANI ,ZBULOHEN DETAJE
Artikulli tjetërME ARMË NË DORË I RIU TENTON GRABITJEN, POR VRITET