Tre shqiptarë janë arrestuar së fundi nga policia italiane pasi akuzohen si autor për kryerjen e 100 rasteve vjedhjesh dhe grabitjesh në periudha të ndryshme kohore vepruese kryesisht në krahinat e Pordenone dhe Trevisos, në Itali.

Sipas mediave italiane 3 të arrestuarit, janë përgjegjës për 33 raste vjedhjesh dhe 70 krime të ngjashme e grabitje në vila dhe shtëpi aktivitet ky i cili ishte shtrirë në disa zona në Italinë Veriore.

Mësohet se gjatë aksionit të policisë janë ndaluar shqiptarët Darjel Prushi, 26-vjeç, Edmond Ethemaj, të dy me banim në Conegliano, dhe Bikoll Dobrozi të cilët prej kohësh jetonin në Itali.

Bëhet e ditur se këta persona ishin persona të specializuar për krime specifike në fushën e veprimtarisë së vjedhjes së vilave dhe funksiononin si një bandë e strukturuar kriminale, kryesisht në krahinat e Pordenonit dhe Trevisos.

Deri më tani përmes këtij aktiviteti të paligjshëm anëtarët e kësaj bande kishin përfituar rreth 1 milion Euro.

Krahas vjedhjes së banesave e të shtëpive, grupi i shqiptarëve mësohet se kryente edhe vjedhje argjendarish dhe prej aty merrnin bizhu me vlerë të madhe.

Hetuesit gjithashtu gjetën armë, municione dhe identifikuan një rrjedhë të mallrave të paligjshme në Shqipëri, ku ata i kishin investuar si rrjedhojë e aktivitetit të paligjshëm.

Të tre të ndaluarit ndodhen aktualisht në burgun në zonën e Pordenone, ku ata po mbahen të izoluar.

Artikulli paraprakISH-MINISTRI GREK: SHQIPËRINË NUK E KEMI FRIKË, ME MAQEDONINË MBAROJMË PUNË PËR 20 MINUTA
Artikulli tjetërSKANDAL ME DIAMANTET NË ITALI, SEKUESTROHEN 700 MLN EURO