Dyshohet se kanë vjedhur energjinë dhe janë paditur nga OSHEE. Në Fier janë paditur 4 abonentë për vjedhje të energjisë dhe njëri është shpallur në kërkim.

Drejtoria Rajonale e OSHEE Fier, përmes strukturës së verifikim matjes dhe ekipeve të posaçme task-forcë zbuluan dhe proceduan në polici 4 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike, thuhet në një njoftim të OSHEE.

Skema e përdorur është ndërhyrja në matës dhe rilidhja e paligjshme.
Abonentët janë S.D, A.P dhe A.Z, ndërsa i 4-ti mundi të largohej duke përfituar nga errësira.

Për të katërt abonentët rëndon akuza në bazë të kodit penal, neni 137, sipas të cilit:
OSHEE në njoftimin e saj bën të ditur gjithashtu se, çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.

Dosja me procedimet po shqyrtohet nga organet kompetente të hetimit, nga ku vendoset mbi masën e dënimit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE