Polcia e Kuçovës ka arrestuar një 49 vjeçar për vjedhje. Në pranga ka përfunduar
Arjan Kërkuta, banues në lagjen ‘’Tafil Skëndo’’, i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Policia sqaron se “arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë duke vjedhur kangjellat metalike të pusit të naftës”.

Gjithashtu gjatë shoqërimit kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, si dhe u konstatua se ka pushtuar një siperfaqe toke e cila është pjesë e pusit të naftës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale, “Vjedhja’’,‘’Kundërshtimi punonjësit të policisë së rendit publik’’ dhe ‘’Pushtimi i Tokës’’.

Artikulli paraprakARRESTOHET FEMRA QË GRABISTE KARBURANTET BASHKE ME KUSHERIRIN
Artikulli tjetërSHPËRTHIM U FUQISHËM, TRITOL AUTOMJETIT TË PARKUAR